Sezoni i Milanit ka pasur shumë oshilacione, me kuqezinjtë që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe janë larg pritshmerive.

Dy ndeshjet e ardhshme mund të kthejnë sezonin për Milanin, ndonëse humori në ekip nuk është më i miri i mundshmi.

Sfida e radhës në kampionat do të jetë ndaj Romës dhe më pas Superkupa në Arabinë Saudite. Trajnerit Paulo Fonseca i rikthehet një lojtar shumë i rëndësishëm, si Christian Pulisic, por jo vetëm.

Te Milani është rikuperuar edhe sulmuesi Alvaro Morata, i cili ka munguar në dy ndeshjet e fundit. Sfida ndaj Romës mund të vendosë shumë për kuqezinjtë në kampionat, por duhet të bëjnë pa njërin nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Rafael Leao do të jetë jashtë pas dëmtimit të pësuar ndaj Hellas Verona në kampionat. Shpresat janë që sulmuesi të rikthehet në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Juventusit. /tvklan.al