Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Miliband, ka deklaruar në Prishtinë, se rezoluta 12/44 dhe Kushtetuta e Kosovës janë vijat e kuqe përtej të cilave nuk mund të shkohet. Pas një takimi që zhvilloi me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi dhe kryeparlamentarin Krasniqi, shefi i diplomacisë britanike tha se dialogu i nisur mes Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara është i rëndësishëm, mirëpo u shpreh se nuk beson se qeveria  e Kosovës do të nënshkruaj diçka që shkel sovranitetin e vendit.

Vendimet janë në duar të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë. Më e rëndësishmja për ët thënë është se nga pikëpamja jonë rezoluta 12/44 kushtetuta e Kosovës ofrojnë vija të kuqe dhe detaje udhëzuese në atë se si ne duhet të ecim përpara. Presidenti Sejdiu ndërkaq deklaroi se Kosova është vendi i të gjithë qytetarëve të saj, derisa kryeministri Thaçi, u shpreh se Prishtinë gjithmonë  ë ka qenë dhe do të jetë e gatshme për dialog me fqinjët.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe ku ka drejtuar edhe kuvendit të Kosovës me këtë rast ai ka thënë se janë këmbëngulësia, vendimi dhe përkushtimi i kosovarëve element kryesore për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Në fund të rrugëtimit të tij në Kosovë, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka marrë pjesë edhe në një debat të organizuar në fshatin Çakllavicë, i banuar nga komuniteti serb./tvklan.al