Përveç Rusisë regjimit të presidentit Bashar Al Assad po i vijnë në ndihmë edhe milicitë irakene të mbështetura nga Irani.

“Këto janë përforcime të reja që po dërgohen për të ndihmuar miqtë tanë në vijën e frontit në veri”, thotë një burim për agjenicinë e lajmeve Reuters.

Qeveria siriane dhe avionët luftarakë rusë intensifikuan sulmet në zonat e mbajtura nga rebelët në veriperëndim të vendit, duke përfshirë një sulm në një kamp të njerëzve të zhvendosur që vrau shtatë persona.

Nga ana tjerër,rebelët e grupit Hajat Tahrir al-Sham, të konsideruar terroristë nga Uashingtoni Moska dhe Ankaraja vijojnë të përparojnë nga Alepo drejt jugut, duke zmbrapsur ushtarët e presidentit Bashar al-Asad.

Situatën ministri i Jashtëm i Iranit e diskutoi në Ankara me homologun e tij turk. Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan bëri thirrje për pajtim mes qeverisë dhe opozitës.

Ndërkohë, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë diskutuar me njëra-tjetrën mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad nëse ai shkëput marrëdhëniet me Iranin dhe ndërpret rrugët e furnizmit të armëve për grupin militant Hezbollah.

Klan News