Mimi Kodheli: “Kjo është letra që Partia Socialiste i ka dërguar Këshillit të Evropës ku kërkojmë asgjë me tepër sesa zbatimin e përpiktë të rregullores që zonja Topalli e shkel me të dyja këmbët. Kryetarja e parlamentit është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës duke mos respektuar dhe shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë. Ky është një turp që duhet të marrë fund sepse kostot e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë.”/tvklan.al