Deputetja Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, zgjidhet  Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Sot është mbajtur Mbledhja Plenare e Sesionit të 66-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare NATO-s, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stolenberg.

Mësohet se Mimi Kodheli, njëherazi Kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOS, është zgjedhur, në unanimitet, Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti  Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.  

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.

Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës. /tvklan.al