Minatorët kanë protestuar përpara Kryeministrisë duke i kërkuar qeverisë miratimin e statutsit të tyre. Ata kërkojnë rritjen e pensionit në 30 mijë Lekë në muaj, nga 16 mijë Lekë që është aktualisht.
Drafti për statusin e minatorit është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por ende nuk ka kaluar për miratim në qeveri.
Përmes një njoftimi zyrtar dy Ministritë e linjës, ajo e Finanacave dhe Energjetikës sqarojnë se një grup ndërinstitucional është dakordësuar me pjesën dërrmuese të sindikatave, por disa prej tyre nuk kanë rënë dakort me propozimet e paraqitura në draftin e hartuar.
Dy Ministritë i bëjnë thirrje përfaqësuesve sindikalë që të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas t’i nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj.
Tv Klan