Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpalli emrat e personaliteteve të vitit me më shumë kontribut në kulturën kombëtare.

Joli Eleni Gjovreku: “Në fushën e letrave kemi nderin të shpallim viti “Lasgush Poradeci” për nder të veprës së tij dhe 110 vjetorit të lindjes. Në fushën e arteve figurative kemi nderin të shpallim vitin “Odise Paskali” për nder të veprës së tij dhe 105 vjetorit të tij të lindjes. Në fushën e interpretimit kemi nderin të shpallim vitin “Vaçe Zela” për nder të figurës së saj të pa zëvendësueshme në muzikën e lehtë shqiptare dhe 70 vjetorit të tyre të lindjes së saj.”

Gjithashtu drejtoresha e arteve në ministrinë e Kulturës foli edhe për organizmin e muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë. Sipas saj programi i këtij viti është më i madhi i organizuar ndonjëherë dhe se do të shtrihet gjatë gjithë vitit./tvklan.al