Në fundin e viteve ’80, foto-reporteri holandez, Piet den Blanken, vizitoi Shqipërinë komuniste. Edhe pse ishte e ndaluar të fiksonte në celuloid vendin tonë, ai ia doli të bënte disa shkrepje. 30 vite më pas, fotografitë i prezantohen për herë të parë publikut në Muzeun Historik Kombëtar.

Holandezi Ad Nuis, kuratori fotograf tregon se si mundën negativët e këtyre fotove, që tregonin Shqipërinë e vërtetë, atë që mbahej larg syve të botës, të dilnin jashtë kufijve.

Ekspozita bardh e zi “Ana tjetër e komunizmit shqiptar” është e vizitueshme deri në fund të Shtatorit.

TV KLAN