Roth: Shqipëria të plotësojë “Kushtetuesen” dhe “Zgjedhoren”
Një takim informal i ministrave për çështjet evropiane të vendeve të unionit ka zbuluar qëndrimet e anëtarëve për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Komisioneri per Zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se puna duhet të vazhdojë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që konferencat ndërqeveritare të zhvillohen në fund të këtij viti.
Por ministri gjerman për Çështjet Evropiane, Michael Roth tha se Shqipëria duhet të punojë për plotësimin e dy kërkesave të vendosura në Prill nga Këshilli Evropian, që janë Gjykata Kushtetuese dhe zbatimi i reformës elektorale.
“Së pari është nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, implementimi i ligjit zgjedhor. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me Vettingun, për të pasur më shumë gjykatës dhe prokurorë që të zëvendësojnë ata që u larguan nga detyra. Është një vend i vogël dhe kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Ndodh në shumë vende që të jetë e vështirë që të ketë konsensus për Kodin Zgjedhor. Por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nuk mund ta them ende, nëse mund të kemi një konkluzion të suksesshëm në fund të këtij viti”.
E vështirë duket edhe situata për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgaria shprehu hapur veton e saj kundër hapjes së negociatave me Shkupin. Shkak janë divergjencat në lidhje me çështjen e gjuhës dhe dallimet historike mes dy vendeve.
Tv Klan