Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile zhvilloi një takim me partnerët kryesor  të komitetit të donatorëve, ku u diskutua mbi nevojat dhe mundësitë e financimit për përballimin e situatës së përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Synimi i takimit përveç paraqitjes së nevojave në plan afatshkurtër ishte dhe para përgatitja e një konference të zgjedhuar donatorësh, e cila do të marrë në shqyrtim financime të mundshme për zonat e prekura nga përmbytjet.

Lulzim Basha: “Është e rëndësishme që në hapin e parë të kryejmë rehabilitimin  e dëmeve dhe riaftësimin e zonës së prekur nga përmbytja, por ndërkohë në plan afat mesëm dhe afat gjatë qeveria synon kryerjen e veprave të mëdha infrastrukturore publike, që jo vetëm do të mbrojnë Shkodrën nga përmbytjet si këto që ndodhën, por do të nxisin një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik të të gjithë qarkut.”

Përfaqësuesit e selive të huaja demokratike në Tiranë u shprehën një zëri se do të mbështesin pranë institucioneve evropiane financimin e projekteve që do të paraqiten nga qeveria shqiptare./tvklan.al