Pagat e ulëta një shoqëri që pranon gjerësisht ryshfetin, lidhjet e ngushta shoqërore kanë bërë që lufta kundër korrupsionit në Administratën Publike të mbetet ende një problem real. Dhe pse vitet e fundit statistikat tregojnë një numër të madh rasteve të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, këto marrëdhënie korruptive janë pika nevralgjike ku institucionet e hetimit po investojnë së bashku me vëzhgues të huaj në përmirësimin e imazhit të zyrtarit në Shqipëri.

Për Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha lufta ndaj këtij fenomeni mbetet prioritet dhe ka dhënë rezultate.

Lulzim Basha: “Shqipëria në 2007, 2008, 2009, prezantoi, implimentoi dhe vazhdoi të zbatojë në një masë të panjohur për disa nga kategoritë, procedurat elektronike të cilat përveç aspektit modernizues për shtetin shmangin ose zvogëlojnë imazhet e diskrecionit të Administratës Publike duke bërë të mundur një kontakt të shpejtë, transparent dhe efiçent midis administratës, qytetarit dhe konsumatorit. Shtator 2009, Shkurt 2010 shënon një rritje eksponenciale, të kallëzimeve penale të rasteve të përdorimit të teknikave speciale të hetimit dhe të arrestimit të zyrtarëve publik deri në nivelet e stafeve politike.”

Përfaqësues të OSBE-së deklarojnë se do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë në një nga prioritetet e saj të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit dhe parandalimi i konfliktit të interesit.

Renate Herrmanns: “Duhet të ruajmë bashkëpunimin e mirë që ne kemi pasur me Ispektoratin e Lartë në rritjen e ndërgjegjësimit  mes radhëve të zyrtarëve publik për parandalimin dhe shmangien e situatave  që përbëjnë konflikt interesi. Mbetet ende për t’u themeluar,  për t’u krijuar një regjistër bindës verdiktesh dhe masash dhe dënimesh të ashpra gjobash përfshirë gjithashtu në rastet e korrupsionit.”

Adriatik Llalla: “Parandalimi i konflikt interesave është një ndër masat më të rëndësishme për të shmangur korrupsionin gjatë ushtrimit te funksionet publike. Për këtë arsye, investimi ynë i përbashkët  do  të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e imazhit të zyrtarëve përpara opinionit të gjerë publik.”

Në takimin e organizuar nga ILDKP dhe Organizata e Sigurimit të Bashkimit Europian, OSBE, u shpërnda më pas certifikatat e trajnimit për parandalimin e konfliktit të interesit për rreth 600 zyrtarë  të Administratës Publike të trajnuar./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani