Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Bashkia e Kamzës duhet të nisë regjistrimin e banorëve në zyrat e gjendjes civile, për evidentimin e pronës para procesit të legalizimit. Tepër i ashpër gjatë takimit me kryetarin e bashkisë së Kamzës, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi, ka kërkuar që fondet e buxhetit të shtetit për këtë vit, bashkia e Kamzës t’i investojë për komunitetin.
Duke iu referuar protestave dhe përplasjeve të banorëve të Bathores me policinë, ministri Blushi ka thënë se është krijuar një krizë besimi tek komuniteti, për qeverisjen vendore.
Mbarëvajtjen e fushatës së regjistrimit të banorëve, për procesin e legalizimit, ministri Blushi e ka vlerësuar si një pjesë shumë të rëndësishme të zgjedhjeve të Tetorit. Duke paralajmëruar kryetarin e bashkisë së Kamzës, përfaqësuesi i PS, ministri Blushi ka deklaruar, se çdo vonesë në këtë proces, do të rrezikojë mandatin e të zgjedhurve lokal./tvklan.al
Gazetare – Eva Paja