Lajme Arkiva 2003

Në mbledhjen e drejtuar nga Ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi u diskutua për legalizimin e zonave në periferi të qyteteve Tiranë dhe Durrës. Sipas Dervishit problemi i pronësisë mbi tokën është një nga çështjet kyç që influencoi në zgjidhjen e shumë problemeve duke plotësuar kështu kërkesat e këtyre banorëve.

Besik Dervishi: Në qoftë se unë kam besimin që qëndrimi i shoqatës së pronarëve dhe i subjekteve të tjera të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë ose indirekt me këtë proces do të jetë në përgjithësi konstruktiv, pa dashur të vë në dyshim ata që e kërkojnë këtë proces dhe ne që duhet ta bëjmë këtë proces, unë do të kërkoj një vlerësim nga të gjithë dhe përsa i përket vullnetit të vetë atyre që e kërkojnë për ta realizuar.

Në takim u kërkua prezantimi i një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për legalizimet, si dhe prezantimi i një projektligji për urbanizimin e zonave informale. Gjithashtu nuk u la pa diskutuar edhe frenimi i procesit të legalizimit si pasojë e mosmiratimit të ligji për kthimin dhe kompensimi e pronave. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës./tvklan.al