Në kuadër të promovimit të Shqipërisë për sezonin turistik 2003 në Kosovë, Ministri i Rregullimit të Teritorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi, ka zhvilluar një vizitë dy ditore ku është takuar me personalitete të qeverisë Kosovare dhe autoritete të UMNIK-ut.
Në pikën kufitare të Morinës, delegacioni Shqiptarë është pritur nga Ministri Kosovar i Tregtise dhe Industrisë Ali Jakupi. Gjatë këtij takimi, ministri Dervishi i ka bërë Jakupit një ekspoze të gjëndjes së turizmit Shqiptarë si dhe progreset që janë bërë sipas tij në shumë fusha që lidhen drejtëpërdrejtë me mbarvajtjen e këtij turizmi.
Ministri Shqiptarë i Turizmit është pritur me një audiencë speciale dhe nga kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili është shprehur i kënaqur se bregdeti Shqiptarë është duke u kthyer në një vënd pushimi tradicional për shumë qytetarë Kosovarë.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i Ministrisë së Territorit dhe Turizmit, ka marrë pjesë dhe në promovimin e pavjonit turistik Shqipëria 2003, në ambjentet e hotel “Grand” në Prishtinë. Ky pavjon që Shqipëria organizon në kuadër të çeljes së sezonit turistik 2003 është pritur me interes nga Kosovarët./tvklan.al