Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave të  Dropullit të Poshtëm, nga ku sulmoi politikbërjen e opozitës.

Ruli tha se politika e re që kërkon të bëjë Edi Rama, nuk është as e majtë dhe as e djathtë, por një ekstra politikë.

Genc Ruli: “Që ditën e parë në parlament edhe tre vjet e gjysmë nuk besoj që keni parë ndonjë parlament të turpëruar në atë mënyrë. Nga kërcime atletike mbi tavolinë sot po pretendohet se opozita dhe lideri i saj që është për një politikë të re që se keni parë as në ëndërr. Asnjëri se di si është politika e re, por në qoftë se je kryetar i të majtës ajo duhet të jetë politikë e të majtës e s’ka si të jetë këtej-andej, andej-këtej, sepse nuk ka kuptim. Ndryshe s’është më politikë ose është ekstra politikë”.

Edhe në takimet me banorë të komunës së Picarit dhe të fshatit Asim Zeneli të komunës së Antigonesë, Ruli ka folur për investimet që qeveria shqiptare po kryen në ujësjellësa dhe kanalizime, në rrugë, siç është edhe projekti për rrugën e Pogonit, një zonë që deri disa vjet më parë kishte mbetur në harresë.

Ndërsa duke trajtuar çështjen e krizës financiare globale, ministri Ruli tha se dinamika e investimeve dhe gjallërimi i biznesit janë dy faktorët kyç, që e kanë  mbajtur Shqipërinë larg nga kjo krizë./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini