Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana duke komentuar mbi platformën e shpalosur nga e majta në lidhje me këtë sektor, si cilësoi atë si rikthimin tek bujqësia socialiste.

Jemin Gjana: “Duke qenë një treg i hapur, sektori ynë i bujqësisë synon të prodhojë për vendin dhe për eksportin një gamë të madhe produktesh, por ne kurrë nuk mund të mendojmë për izolim e sovranitet ushqimor. Ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi absurdit të ligjit socialist të mbështetjes me forcat e veta. Nuk mund t’i nënshtrohemi kurrë më parullës lufta për bukën, luftë për socialistët.”

Nëpërmjet shifrave ministri i bujqësisë ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, ka nxjerr në pah rritjen e prodhimit vendas gjatë vitit të kaluar.

Jemin Gjana: “Në këtë vit, krahasuar vetëm me një vit më parë, janë prodhuar më shumë 86 mijë ton drithëra grurë, 30 mijë ton misër, 44 mijë ton perime, 36 mijë ton patate, 14 mijë ton fruta, 29 mijë ton ullinj, 1755 ton vaj ulliri, 9 mijë ton rrush.”

Ministri Gjana i ka cilësuar si fasada dhe mashtrime premtimet e socialistëve për reformimin e bujqësisë në vend./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro