Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka inspektuar TEC-in e Vlorës. Ai u ndal në kantierin e kësaj vepre energjetike, në afërsi të Pyllit të Sodës, për të parë nga afër kaldajat, sallën e kontrollit dhe elementë të tjerë të TEC-it.
I shoqëruar nga drejtues të Korporatës ElektroEnergjetike Shqiptare. Prifti u njoh me detaje të projektit.
Dritan Prifti: “Është vepra e parë prodhuese që bëhet në Shqipëri pas 30 vjetësh. TEC-i do t’i shërbejë gjithë Shqipërisë dhe gjithë komunitetit këtu, është pothuajse 100 megavat, është 7-8% e gjithë fuqisë energjetike që kemi ne në Shqipëri. Do shesë energji të re dhe energji pa shkëputje në treg në fillim të muajit Nëntor.”
Po ashtu nga Vlora Ministri i Energjetikës premtoi se gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm vendi ynë nuk do të ketë asnjë mungesë apo kufizim energjie./tvklan.al