Në prag të 1-vjetorit të pavarësisë së Kosovës shumë shtete e kanë njohur pavarësinë e saj.
Shumë të tjerë pritet të marrin të njëjtin vendim dhe për të nxitur këtë proces një grup të rinjsh në Tiranë, të mbështetur nga Komuniteti Mysliman, i kanë drejtuar një peticion konferencës islamike që shtetet anëtare të saj ta njohin shtetin e ri të Kosovës, ashtu si mjaft fuqi perëndimore.
Ahmet Kalaja: “Mjaft fuqi perëndimore nuk u ndjenë aspak të kompleksura apo të paragjykuara në faktin se shqiptarët në shumicë i përkasin besimit islam duke bërë hapin jetik për të ndrequr një gabim të vjetër historik e për të njohur një çështje të drejtë dhe me shumë domethënie siç është pavarësia e Kosovës”.
Deri tani ky peticion është firmosur nga 50 mijë persona dhe firmat do t’i drejtohen sekretarit të përgjithshëm të konferencës islamike./tvklan.al