Lufter Xhuveli: “Struktura e pronësisë ka ndryshuar dhe 60% i përkasin pushtetit vendor, 5% janë pyje private dhe shteti ka tashmë vetëm 35% të fondit të përgjithshëm të pyjeve dhe kullotave. Drejtuesve të njësive të pushtetit vendor kërkohet tu qartësohet se kalimi pyjeve dhe kullotave në pronësi të tyre nuk do të thotë se ata kanë të drejta të pakufizuara. Të drejtat e tyre janë të përcaktuara me ligj dhe ato janë të detyruara të njohin këtë legjislacion dhe ta zbatojnë atë me rigorozitet. Detyra të veçanta dalin për policinë pyjore. Ky segment shumë i rëndësishëm do të vazhdojë të jetë përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet e pa ligjshme./tvklan.al