1 milionë e gjysmë hektarë pyje e kullota, bëjnë që Shqipëria të klasifikohet e 27 në botë për hapësirë të gjelbëruar. Të dhënat u bënë të ditura nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli në Ditën Mbarë botërore të Biodiversitetit, 22 majin. Xhuveli për të propaganduar ruajtjen e kësaj pasurie zgjodhi Fierin.

Lufter Xhuveli: “Kur ne punojmë për të mbrojtur pyjet nga zjarret, punojmë njëherazi për ë mbrojtur këtë pasuri të pazëvendësueshme, të papërsëritshme të Shqipërisë që është Biodiversitetit, është flora është fauna, janë gjithçka ne kemi në këtë sipërfaqe të territorit.”

Territori shqiptar numëron mbi 3200 bimësh nga të cilat 300 mbrohen me ligj pasi janë të rralla. Çdo vit i shtohen mbi 1 milionë fidanë të rinj sipërfaqes së gjelbër pa llogaritur këtu nismat private. Zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare krahasuar me vitin 2005 janë dyfishuar./tvklan.alGazetar: Endrit Sauku