Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi, ka vizituar në Korçë punonjësit e policisë pjesëmarrës në seminarin ku ballafaqohet puna e policisë me kuadrin ligjor, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pas kësaj Poçi ka marrë pjesë dhe në hapjen e panairit “Korça 2000”, ku pëveç biznesmenëve shqiptarë merrnin pjesë dhe grekë e maqedonas. Po në Korçë Ministri i Rendit Poçi, u takua dhe me kryetarin e ri të bashkisë Duro, ku i siguroi atij mbështetjen e policisë, si dhe u diskutua mbi krijimin e policisë bashkiake, projektligji i të cilit është në prag të miratimit.
Nga Korça Ministri i Rendit Publik, shkoi në Gjirokastër ku në takim me drejtuesit e policisë atje, përgëzoi për kapjen e bandës së rrezikshme të pengmarrësve të 97, por edhe për rendin në vend, në këtë prefekturë, në akset rrugore dhe në rreth./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj