Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Rendit Publik Igli Toska së bashku me deputetin socialist Petro Koçi dhe me kryetarin e bashkisë së Fierit, kanë marrë pjesë në një debat me qytetarët e Fierit, në kuadrin e kuvendimit të madh të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Toska ka komentuar dhe ngjarjen e Lazaratit, si dhe situatën kriminale në Fier, gjë të cilin prokurori i përgjithshëm e konsideroi si zonë të drogës.

Igli Toska: “Rasti para dy ditësh, tregoi që forct e policisë janë prezente, shteti është vendosur në Lazarat dhe ato arritën që në një operacion të suksesshëm të identifikojnë dhe të ndalojnë të dyshuarin e parë, si autor të incidentit të qëllimit me armë të helikopterit Interforce. Mbas kësaj ngjarje, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike dhe argumenti që ajo ka përdorur është ka qenë operacioni natën i paligjshëm dhe terrori mbi fshatin Lazarat. Të dyja janë argumente që nuk qëndrojnë, operacione të tilla policore parashikon ligji, mbi të cilin funksionojnë forcat speciale dhe nuk e di se ç’terror duhet të sjelli një skuadër specialësh, e cila bëri një operacion vetëm 3 minuta.”

Duke iu përgjigjur dhe interesit të njërit prej pjesëmarrësve ministri i rendit Toska ka deklaruar, se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë si deputetë në qarkun e Fierit./tvklan.al