Ministri Luan Memushi ka raportuar në komisionin parlamentar mbi abuzimet në tenderat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministri Memushi ka kundërshtuar shifrën e deklaruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithatë ai ka pranuar se në këto tendera mund të ketë patur shkelje. Sipas ministrit, mediat dhe inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë abuzuar, sepse kanë patur konflikte interesash.
Luan Memushi: “Në procesin e prokurimeve Ministria e Arsimit ka kursyer, jo 570 milionë sa thotë kontrolli i shtetit, po 610 milionë, që do të thotë vlera e prokuruar e këtyre objekteve krahasuar me fondin limit është 17 deri në 20% më e ulët, pra është prokuruar me kursim në të 12 objektet për të cilat bëhet fjalë.” /tvklan.al