Ministri i Kulturës zoti Ylli Pango, ka vlerësuar stafin e realizues të filmit me metrazh të shkurtër, “Shkallët”, për çmimin e marrë në festivalin ndërkombëtar të zhvilluar pak ditë më parë në Montpelje të Francës. Zoti Pango nuk ka kursyer edhe mbështetjen e ministrisë që ai drejton në vijueshmëri me projekte të përbashkëta.

Ylli Pango: “Është kënaqësi që ka fituar një çmim ndërkombëtar dhe që siç dihet tashti, ky çmimi ka hapur dhe rrugët shumë shpejt për të marrë pjesë edhe në dy konkurse të tjera të mëdha ndërkombëtare. Ne thjeshtë shprehim kënaqësinë, urimet tona më të mira dhe pa dyshim që edhe në të ardhmen do jemi të hapur t’i mbështetur, për t’i promovuar këto suksese që vërtetë janë shumë të mëdhaja”.

Filmi shkallët u nderua me çmimin Grant Prix në Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër. Për realizmin e filmit 30 minutësh, nën drejtimin e Ilir Harxhit, kanë marrë pjesë aktorët e njohur si  Margarita Xhepa, Ledio Lako, Gentian Zenelaj, e të tjerë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro