Lajme Arkiva -TV Klan 2004
Kompania e tretë e telefonisë celulare Eagle Mobile, ose Shqiponja, do të hyjë në treg deri në Qershor. Enti Rregullator i Telekomunikacionit, i ka akorduar licencën kompanisë, e cila është pronë e Albtelecomit.
Spartak Poçi:- “Natyrisht ne jemi në proces është shumë shpejt ky celular i tretë që do të futet në treg, kuptohet Shqipëria jo vetëm do të bëhet me një celular të tretë, por ky do të influencojë shumë edhe në çmimet, në tarifat. Mbi të gjitha do të jetë edhe një hap përpara drejt ofertës që ne bëjmë për ta privatizur atë, privatizim i cili ne mendojmë që të ketë një rezultat në fund të viti”.
Ministri i Transporteve Spartak Poçi tha, se po shqyrtohen 11 propozime për të ndryshuar tarifat e telefonisë fikse, vendimi për këto tarifa pritet të hyjë në fuqi në muajin Prill. Në lidhje me marrëveshjet e Interkonjeksionit të firmosura nga Albtelecomi vitet e fundit, tejet të kontestuara në publik, Poçi u shpreh:
Spartak Poçi:- “Unë nuk u shpreha dhe thashë, që këto marrëveshje kanë qenë të suksesshme, nuk mund të thuash, as kanë qenë të suksesshme, as kanë qenë të pasuksesshme. Këto kanë qenë marrëveshje të ndërtuara sipas standardeve dhe tarifave të vendosura edhe nga Komuniteti Europian. Marrëveshjet e Interkonjeksionit, nuk janë gjë tjëtër veçse marrëveshje biznesi. Nga marrëveshjet e interkonjeksionit, Albtelecom nuk ka pësuar asnjë humbje deri më sot, përkundrazi, gjatë vitit 2001, Albtelekom siguroi nga interkonjeksioni, një fitim 803 mijë e 581 lekë dhe në vitin 2002, 1 miliard e 379 milion lekë”./tvklan.al