Qeveria shqiptare mbetet e vendosur qe dhe për 2010-tën te rrisë pagat dhe pensionet, pavarësisht se vendet e rajonit ende nuk po korrigjojnë uljen e tyre ne masën 10% si pasoje e presioneve te krizës globale.

Deklarata është bere nga kreu i financave, Ridvan Bode, gjate prezantimit te projektbuxhetit për vitin 2010 ne mbledhjen e konferencës se kryetareve.

Sipas zotit Bode ekzekutivi  ka parashikuar për vitin qe vjen 600 milion dollarë me shume krahasuar me buxhetin e vitit 2009.

Për kreun e financave shqiptare te ardhurat e parashikuara  janë 361 miliard leke, shpenzimet arrijnë ne masën 411 miliard leke, ndërsa deficiti parashikohet te jete rreth 3.8% me i ulet krahasuar me buxhetin e një viti më parë.

Ridvan Bode: “Projektbuxheti i vitit 2010 është rreth 600 milion dollarë më i madh në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2010 programojmë rritje të pagave dhe të pensioneve në nivele 7 deri në 10 dhe 4 deri në 10% respektivisht dhe njëkohësisht parashikojmë ulje të nivelit të deficitit vjetor dhe të borxhit publik”.

 Një zë te veçante do te zënë sipas zotit Bode investimet publike, ato ne sistemin e shëndetësisë dhe arsimit, ashtu sikundër theksoi ministri dhe reduktimi i shpenzimeve për administratën si pasoje e reformës se ndërmarrë se fundmi nga qeveria, por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve tha kreu i financave qeveria për 2010 mbetet e vendosur për te mos rritur nivelin e taksave.

Ridvan Bode: “Nuk ka rritje të nivelit të taksave, do të ketë një përmirësim të administrimit të tyre dhe rregullime të brendshme për t’i bërë më kompatibël nivelin tonë të taksave me politikën e zgjedhur, me modelin e zgjedhur ekonomik, atë të taksave të ulëta, të qeverisjes së vogël. Rreth 28% e buxhetit do të destinohet për investime publike për të vijuar financimin e ndërtimit të veprave të mëdha. Kemi pakësuar 2.5 miliard lekë nga programi i institucioneve dhe i ministrive për t’u mbështetur rritjen e pagave dhe të pensioneve”.

Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010 është cilësuar nga kryeparlamentarja Topalli një konfirmim dhe mbajtje e premtimeve elektorale nga ana e demokrateve.

Jozefina Topalli: “Është jashtëzakonisht një sfidë e jashtëzakonshme fakti që mendohet në vitin e ardhshëm siç tha ministri që të ardhurat të rriten dy herë, të jenë dy herë më të larta se vetëm 5 vite më përpara. Është një reformë që duhej filluar ajo në fondin mbi ndihmën sociale dhe unë dua t’ju jap mirëkuptimin më të madh për uljen e shpenzimeve administrative për të bërë të mundur vazhdimin e rritjes të pensioneve, vazhdimin e rritjes së rrogave, vazhdimin e mbështetjes së shërbimeve dhe të fondeve në shëndetësi, edhe në arsim”.

Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010 u vendos te behet ne komisionet parlamentare duke nisur nga e hëna për te kaluar me pas me diskutimin dhe votimin e tij ne parlament.

Këtu zonja Topalli e pa te udhës qe te ftonte opozitën për te qene e pranishme ne kuvend dhe te jepte kontributin e saj./tvklan.al