Sipas Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera strategjia e kombëtare e Migrimit nuk është zbatuar në të gjithë komponentët e saj, duke përmbushur vetëm një pjesë të planit të masave. Ksera tha se eficenca e politikave migratore është dhe një nga kushtet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.Spiro Ksera: “Fakti që ka 66 masa të parashikuar në strategji 20 ose 30.3 % janë zbatuar pjesërisht dhe 17 ose 25.7 % nuk janë zbatuar. Duhet të përbëjë një apel për të gjithë ne për të përmirësuar në kohën më të shpejtë të mundshme. Në kushtet e përshpejtimit të proceseve integruese, politika migratore të qeverisë shqiptare janë rishikuar dhe përditësuar. Në mënyrë të veçantë integrimi i emigrantëve të kthyer është edhe një ndër kushtet për liberalizimin e vizave. Një proces ky shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.”Gjatë një takimi ku u diskutua për ngritjen e komitetit teknik për migrimin, Ksera nënvizoi dhe rëndësinë e planeve strategjike me vendet fqinje si Italia dhe Greqia për punësimin sezonal të emigrantëve./tvklan.al