Në 4-vjetorin e vdekjes së piktorit të madh Ibrahim Kodra, Ministria e Kulturës ka organizuar një ceremoni përkujtimore në Ishëm të Durrësit, vendi ku prehet trupi i artistit me famë botërore.

 Duke zbuluar memorialin e ndërtuar në vendvarrimin e tij, Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri tha se ky vend do të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore.

Ferdinand Xhaferri: “Komuna ka bërë gati një projekt, projekt muze për Ibrahim Kodrën. Ky projekt  i bërë nga komuna i mbështetur nga qarku shkon integrohet më së miri me projektin më të madh që ka ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve që ka të bëjë me integrimin e trashëgimisë tonë kulturore me turizmin.”

Ibrahim Kodra, i njohur edhe ndërkombëtarisht për vlerat e tij, është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”./tvklan.al