Lajme Arkiva 2003

Piktori i njohur Ibrahim Kodra ka dalë para gazetarëve në prag të çeljes së ekspozitës së tij personale në tiranë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Piktori tepër i moshuar ka pohuar me mjaft vështirësi përpara gazetarëve se ai e ka ndier mungesën e trojeve shqiptare dhe bukuritë natyrore të vendlindjes së tij.

Piktori Ibrahim Kodra: Jam shumë i kënaqur, kur vij në Shqipëri më duket sikur jam në shtëpinë time. Populli shqiptar më ka dhënë ato mjete shpirtërore që nëse unë sot kam një farë emri i detyrohem popullit shqiptar dhe tokës sime dhe ata që kam njohur e më kanë dhënë mësime për të shkuar përpara.

Ekspozita e Kodrës do të përmbajë 73 punime të piktorit nga të cilat 3 janë vepra të ruajtura në fondin e Galerisë së Arteve në Tiranë punë të viteve 1938-’42 pjesa tjetër e përbërë nga 17 vera i përkasin koleksionistit Renzo Calzavaro dhe 20 vepra janë pjesë e koleksionit të studios së Ibrahim Kodrës.

Në pjesën e dytë të sallës do të ekspozohen kopjet e 12 muzikantëve që ndodhen në teatrin “Massimo” të Palermos, të realizuara nga vetë kodra si edhe 33 grafika të tij. Gjatë viteve të fundit kodra ka hapur me dhjetëra ekspozita ndërkombëtare dhe punët e tij janë pjesë e mjaft galerive dhe muzeve të ndryshëm në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjemani, Angli, Japoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe mjaft vende të tjera. ai është i vlerësuar  me mjaft çmime kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë Italisë./tvklan.al