Ylli Pango: “Kam pritur këtë moment për të filluar prononcimin tim dhe duke ju garantuar…”.

Blendi Fevziu: “Te cila nga shtëpitë zoti Pango?”

Ylli Pango: “Duke ju garantuar me bindje të plotë me gjithë skenat që keni parë se jemi përpara vërtet një telenovele jo kaq të thjeshtë sa ç’mendojnë bashkëbiseduesit.”

Blendi Fevziu: “S’ishit ju, nuk ishit ju, nuk ishit ju në pamje zoti Pango?”

Ylli Pango: “Zoti Blendi kam një informacion me shumë rëndësi, kështu që ia vlen që të tërhiqni pak ironinë dhe të dëgjoni sepse…”.

Blendi Fevziu: “Jo po mund të vinit në studio ta thonit këtë gjë.”

Ylli Pango: “Epo, ja pse s’kam ardhur në studio”.

Blendi Fevziu: “Pse?”

Ylli Pango: “Sepse emisionet që po transmetoni ju tani dhe paralel me ju Top Channel-i kanë qenë dy emisione të cilat vërtet janë për t’u falënderuar mbasi më në fund pas dy ditësh shokante të një goditje vërtet nga më tronditëset arritën të më ftillojnë për të nxjerrë këto konkluzione që po jap sot paraprakisht, për të cilat do t’ju sqaroj…”.

Blendi Fevziu: “Unë s’jam drejtësia”.

Ylli Pango: “Dhe do t’i sqaroj, po po dhe drejtësia…”.

Blendi Fevziu: “Po jo m s’jam unë drejtësia”.

Ylli Pango: “Ju lutem më dëgjoni!”

Blendi Fevziu: “Po”.

Ylli Pango: “Ju lutem se ia vlen apo jo? E dyta siç thanë disa bashkëbisedues njeriu ka të drejtë të dëgjohet apo jo? Pala.”

Blendi Fevziu: “Po, m po mund të vini në studio po të doni”.

Ylli Pango: “O zotëri dhe aty mund të vij kur të doni ju. Kasetat janë të ndryshuara me pjesë të hequra”.

Blendi Fevziu: “Po unë s’përgjigjem dot për këtë.”

Ylli Pango: “Në qoftë se do të ndiqnit emisionin, në qoftë se do të ndiqnit emisionin e Top Channel sot do të shikoni që kishte mjaft mungesa, të cilat në qoftë se do të shkojnë…”.

Blendi Fevziu: “Zoti Pango t’ju bëj një pyetje që është thelbi?”

Ylli Pango: “Zotëri, ju lutem më keni marrë në telefon të flas unë zotëri, nuk kam ardhur që të më pyesni sepse kam fakte interesante. E dyta, vajza e cila pretendohet, vajza e dytë, e cila ka ardhur në shtëpinë time dhe pretendohet që është një e panjohur për mua, ka disa vjet që njihet, është e vërtetuar që njihet nga unë dhe nga një personazh publik i Top Channel dhe e gjithë kjo që është stisur mund të vërtetohet. Unë prapë për arsye etike për momentin emrin s’po e them, por është aq e njohur sepse me të kemi dalë dhe në emision publik, zoti Blendi.”

Blendi Fevziu: “Edhe e ftuat në shtëpi t’i merrnit CV-në zoti Pango?”

Ylli Pango: “Para katër vjetësh dhe mbas kësaj më ka ardhur disa herë të tjera që prapë do vërtetohet. Skena më e rëndë, e cila më godet dhe për të cilën është ngritur i tërë opinioni publik, gjithashtu është e prerë dhe ka një pjesë paraprake, e cila sqaron shumë gjëra që janë dhënë në mënyrë të shkurtuar në bisedën me vajzën në fjalë. E pesta, vajza ka ardhur e veshur në mënyrë shumë provokative. Përpara se t’i thosha unë kur të vinte ka marrë ajo në telefon dhe kjo do vërtetohet nga të gjithë tabulatet, pra është një provokacion i pastër.”

Blendi Fevziu: “A ka ardhur një vajzë për t’ju kërkuar punë?”

Ylli Pango: “Ku?”

Blendi Fevziu: “Në ministri. Ku?”

Ylli Pango: “Po”.

Blendi Fevziu: “Përse e ftuat në shtëpi?”

Ylli Pango: “Nuk është e njëjta zotëri, po e ngatërroni dy raste. Rasti i ministrisë ka qenë ndërhyrje e një personi të Top Channel-it”.

Blendi Fevziu: “Përderisa personi nuk është…”.

Ylli Pango: “Një minutë se nderi asaj do i bëhej për t’i bërë nder ndërhyrësit nga Top Channel-i…”

Blendi Fevziu: “Po pse i bën nder një ndërhyrësi nga Top Channel ministri? Shkelje ligji është prapë.”

Ylli Pango: “Ta them unë. Njeriu që ka ndërhyrë është i njohuri im prej 30 vjetësh.”

Blendi Fevziu: “Zoti Pango përse e ftuat në shtëpi sepse duket nga dialogu që vajza ju thotë kam sjellë CV-në. A ta shohim CV-në? Përse duhet të shihej CV-ja në shtëpi?”

Ylli Pango: “Vajza nuk ka ardhur për herë të parë tek unë as për punë, as për shkollë, as për takim dhe prandaj kam deklaruar që…”.

Blendi Fevziu: “Po ajo ju thotë kam CV-në dhe dokumentet me vete t’i shohim”.

Ylli Pango: “Zotëri edhe një herë padyshim që janë kërkuar CV-ja dhe dokumentet për t’i parë pikërisht sepse kjo vajzë ka qenë e njohur prej kohësh prej meje”./tvklan.al