Brikena Kollçinaku: “Ministria e Arsimit dhe Shkencës dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe kërkesat që kompensimi i librit shkollor të përqendrohet në arsimin bazë 9-vjeçar siç u bëhet që nga viti 2006. Në fakt një politikë e tillë përputhet me përcaktimin kushtetues që arsimi bazë është  arsim i detyrueshëm, përputhet edhe me formulën e përfitimit më të madh tek numri më i madh pasi tani arsimi bazë nga 8-vjeçar bëhet në  9-vjeçar. Për këto arsye ministria është dakord të ndjekë këtë polit8ikë t iniciuar që në vitin 2006.”/tvklan.al