Albana Mustafaraj: “Shpjeguesi mbështetet mbi programin e orientuar të publikuar më parë dhe ju do të keni mundësi ta gjeni të gjithë maturantët dhe ata që janë të interesuar do të kenë mundësi ta gjejnë në uebsajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Ai përmban një fond të gjerë pyetjesh sipas të gjitha niveleve të vështirësisë dhe të formuluar për çdo lloj të shkollave të mesme në Shqipëri. Mbi këtë bazë do të formulohen edhe pyetjet e testeve të maturës shtetërore. Ky shpjegues është ndërtuar nga të gjithë specialistët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, konsultuar gjithashtu me specialistë dhe mësues të lëndëve të gjuhës shqipe, letërsisë dhe matematikës.”/tvklan.al