Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi që të fillojë pranimin në shkollat e larta në sistemin me kohë të pjesshme. Ky sistem zbatohet për herë të parë në vendin tonë. Kandidatët të cilët do të ndjekin shkollimin part-time, duhet të zotërojnë dëftesën e pjekurisë, së shkollës së mesme, por shkollën mund ta ndjekin edhe ata persona, të cilët kanë kryer një ose disa shkolla të larta më parë.

Regjistrimi i kandidatëve ka filluar dje dhe do të vazhdojë deri në 6 Nëntor. Kuota totale e regjistrimit do të jetë 2600 studentë për 26 degë. Tarifat e studimit për çdo student në një vit shkollor, do të shkojnë nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë të reja. Sipas Ministrit të Arsimit Memushi, niveli i përgatitjes së këtyre studentëve do të jetë më i lartë në krahasim me ata që kanë mbaruar shkollën me korrespondencë./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini