Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Deklaratës së ditës së diel të nënkryetares të PD Jozefina Topalli mbi lënien jashtë vëmendjes së fakultetit të Shkodrës, i është përgjigjur Ministria e Arsimit. Zëdhënësi i saj pohon se kjo ministri ndjek një politikë pa preferenca subjektive apo diskriminuese për këtë qytet, hapja e degës së gjuhës frënge lidhet me kërkesat e pakta të këtij komuniteti, ndaj si zgjidhje Ministria e Arsimit ka gjetur frekuentimin e kësaj dege në fakultetin e gjuhëve të huaja në Tiranë.
“Në qytetin e Shkodrës përfundojnë studimet në degën e gjuhës frënge 20 nxënës maturantë. Këtë vit akademik, do të përthithen në shkollat e larta 50% e nxënësve maturantë të qytetit të Shkodrës. Pra do të ishte absurde që të hapej një degë e re për gjuhën frënge vetëm për 10 studentë”.
Për hapjen e një dege të re universitare, duhen minimumi 5 pedagogë shprehet zedhënësi, ndërkohë që Universiteti i Shkodrës ka vetëm tre pedagogë pa tituj dhe grada shkencore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti