Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës nuk ka përfituar nga 800 kuotat shtesë, të cilat do të bëhen me kërkesë të kryeministrit në 8 universitete të vendit. Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit shpjegon, se kërkesa nga Universiteti i Shkodrës ka mbërritur në ministri me vonesë.
“Kjo kërkesë është e gabuar nga ana ligjore, sepse këtu duhet të paraqiten dhe kuotat kryesore dhe kuotat dytësore. Ndërsa kërkesa e Shkodrës, për Juridikun dhe për një degë tjetër, mos u gabofsha Infermieria, siç e shikoni ju këtu, janë vetëm për kuota me pagesë, çka përbën një shkelje ligjore”./tvklan.al