Në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ka nisur pajisja me laboratorë virtual, të cilët kanë në përbërje një laptop, një videoprojektor dhe një CD që përmban module multimediale demonstruese për disa lëndë të arsimit parauniversitar.
Për 1081 shkolla në të gjithë Shqipërinë janë parashikuar të shpërndahen 2 mijë laboratorë të tillë.
Përparim Shera: “Gjithsej do të shpërndahen 2 mijë laptop në 1081 shkolla. Shkollat do të pajisen me një deri në gjashtë sete laboratorësh virtual. Shumë shpejt do zgjerohet përmbajtja digjitale me module të tjera arsimore, të cilat do të jenë të shqipëruara dhe të modeluara në përputhje me kurrikulën shqiptare”.
Seti i laboratorëve virtualë do të përdoret në të gjitha lëndët për të ilustruar orët mësimore.
Pajisja e shkollave me këto laboratorë ka kushtuar 1 milion euro dhe është në kuadër të programit “Cilësi dhe barazim” në arsim./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami