Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të monitorojë procesin zgjedhor në federatat sportive. Ndërkohë kjo ministri ka ngritur një grup kontrolli për verifikimin e akuzave mes disa trajnerëve dhe sportistëve të peshëngritjes. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp zv/ministri Edmond Dragoti.
Edmond Dragoti: “Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në kuadër të procesit zgjedhor në federatat sportive, do të ndjekë zbatimin e detyrimeve statuore që federata sportive ka në zbatim të ligjit për sportet. Tashmë është hartuar programi i punës për pjesëmarrje në të gjitha asambletë zgjedhore që federatat sportive do të zhvillojnë gjatë këtij viti.”
Ai pohon se ministria ka ndjekur me shqetësim konfliktet e ngritura dhe për këtë kanë rënë dakord për zgjedhje dhe veprime korrekte. Të drejtën ligjore për të zgjedhur drejtuesit dhe përfaqësuesit e tyre, do t’a ketë asambleja. Ndërkohë ministria do të kërkojë miratimin e një projektligji për sigurimin e shtetasve që sot të merren me edukimin fizik./tvklan.al