Vetëm dy netë pas Ditës Ndërkombëtare kundër AIDS, duken pasojat por jo kundër sëmundjes por të spektaklit të organizuar më 1 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit nga Këshilli Rinor Shqiptar. Organizatorët e “Stop AIDS” janë mbledhur sot në Ministrinë e Kulturës për të bërë përgjegjës këdo punonjës duke filluar nga elektriçisti e deri tek drejtori për dështimin e këtij aktiviteti. Shefi i kabietit Bledi Gonxhe thotë: “Një sallë e zezë, e pandriçuar ku njerëzit presin duart për të montuar ato pak gjëra që duhet të montojnë. Ministria do të marrë masa edhe për vetë drejtorin Vaso Tole.” /tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti