Komuniteti rom në Shqipëri do të ketë të njëjtat të drejta si edhe çdo shtetas shqiptar, por më parë ato duhet të regjistrohen që të njihen si të tillë.

Qeveria ka miratuar planin e veprimit 2010-2015 për integrimin e këtij komunitet.  Disa nga masat e parashikuara në këtë plan, janë shkollimi, punësimi , ofrimi i shërbimit shëndetësor, si dhe strehimi i tyre.

Filloreta Kodra: “Qeveria ka plane për ndërtimin e banesave sociale. Pra kjo është një mënyrë për strehimin e këtyre njerëzve. Pushteti lokal ka fonde të veçanta ku u jep një pjesë të pagesës për qiratë e banesave, por në radhë të parë me këta njerëz duhet punuar që ata të pranojnë të nguliten sepse një nga problemet është pikërisht vendosja e këtyre në vende të caktuara. Ne do të fillojmë edhe t’i bindim, por do të fillojmë punën konkrete për regjistrimin e këtyre njerëzve.”

Komuniteti rom në vendin tonë përllogaritet të jetë më i ulët se në çdo vend tjetër evropian.

Përsa i përket lindjeve ata kanë lindshmëri 3,3% më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë, ndërsa niveli arsimor i tyre shkon deri në 3 klasë./tvklan.al