Ndryshimet klimaterike, që po ndodhin në botë, mund të rikthejnë sëmundje të rrezikshme për shëndetin e popullatës. Kjo u deklarua nga specialistët e shëndetësisë në një takim me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë përpiluar një projekt që do të parandalonte sëmundjet infektive që shfaqen si pasoje e ndryshimeve të klimës.

Anila Godo: “Njerëzimi është përballuar dekadën e fundit me reshje të pa zakonshme, përmbytje, thatësira, valë të nxehti, ciklone apo dukuri të ngjashme me to. Të tëra këto dukuri kanë ndikim të drejtë për drejtë në sigurimin e sasive të mjaftueshme të ushqimit, të ujit të pijshëm apo larës në cilësinë e ajrit, në ndryshime në ekosisteme dhe shfaqjen e sëmundjeve të infektive në nivele jo të zakonshme”.

Krahas sëmundjeve ekzistuese, mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve klimaterike, edhe sëmundje të tjera të reja, të cilat janë të panjohura nga specialistët e shëndetësisë.

Gazmend Bejtja: “Bëhet fjalë për sëmundje infektive të cilat nuk kanë ekzistuar më parë, pra krijohen mikroorganizma të rinj apo shtame të reja në të cilat pastaj shkaktohen sëmundje të caktuara po për mikroorganizma të shkuara të cilat deri tani ne i kemi kontrolluar me sukses të cilat mund të rigjallërohen një kontekst të ri dhe mund të shkaktojnë probleme për shëndetin. Në rritjen e temperaturave brezi i malaries mund të zhvendoset më në veri, pra në qoftë se malaria sot psh shihet vetëm në Afrikë kryesisht, mund të shfaqet dhe në Evropën jugore”.

Shqipëria  shumë shpejt do të fillojë zbatimin e projektit, për parandalimin e sëmurjeve infektive si pasojë e ndryshimeve klimaterike, një projekt, që do të zbatohet nga OBSH, me ndihmën financiare të  qeverisë gjermane, e cila ka dhuruar rreth 1milion euro./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami