Përmirësimi i kuadrit rregullator të shëndetit dhe sigurisë në punë është  pikësynimi i ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Punës dhe Çështjeve Sociale. Duke e cilësuar mjaft të rëndësishëm shëndetin e punonjësve, ministria e shëndetësisë Anila Godo u shpreh, se po punohet për hartimin e projektligjit për sigurinë në punë.

Anila Godo: “Shëndeti në punë  i lidhur me shëndetit publik. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe shanseve të barabarta dhe institucione të tjera të vendit dhe të huaja është duke punuar për të përmirësuar kuadrin rregullator që prek tërë spektrin e  shëndetit në punë në përafrim me direktivat e BE-së. Tashmë është miratuar ligji kuadër për shëndetin publik dhe është duke u punuar për projektligjin shëndeti dhe siguria në punë.”

Duke analizuar punë e mire të qeverisë në katër vjet për çështjen e sigurisë në punë, ministri Punës Viktor Gumi u shpreh, se në vitet e ardhshme ka akoma për të bërë.

Viktor Gumi: “Ngelen objektiva të punë së ardhshme, forcim institucional. Forcimi i llogaridhënies dhe koordinimit më të mirë mes institucioneve të ndryshme shtetërore. Sidomos midis organeve të tatimtaskave dhe organeve të përmbarimit, rritjen e ndërgjegjes sociale  për sigurinë në punë si dhe mbrojtjen e shëndetit. Kualifikimin e mëtejshëm profesional dhe eliminimin e korrupsionit dhe e çdo mundësie korrupsioni në këtë sistem si dhe forcimin e partneritetit me anëtarët e tjerë dhe aktorët e tjerë në fushën e marrëdhënieve të punës.”

Nga të dyja palët e pranishme në këtë takim u pa e nevojshme që zgjidhja e problemit për sigurinë në punë duhet të jetë i integruara mes disa faktorëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami