Institucionet shëndetësore në vendin tonë mbledhin informacion, por nuk e shkëmbejnë atë me njëri-tjetrin. Ky fakt vështirëson punën e mjekëve në marrjen e informacioneve të kartelave mjekësore të pacientëve të tyre. Si dhe vetë këtyre të fundit të cilëve u duhet të mbledhin të gjitha kartelat për çdo vizitë që kryejnë. Por këto anomali priten të marrin fund me informatizimin e sistemit shëndetësor. Ky proces do të nisë brenda pak kohësh sipas një projekti që fillimisht do të realizohet në kryeqytet. Gazmend Bejtja: “Për vitin 2008 ministria e shëndetësisë ka një projekt ambicioz. Krijimin e një rrejti intraneti dhe midis të gjitha institucioneve të Tiranës, të gjithë spitalet e Shqipërisë bëhet fjalë vitin tjetër. Në këtë mënyrë shpëtohet, kursehet kohë, mundim dhe sigurisht që për të sëmurin shpesh herë koha përkthehet edhe në jetë. ”Projekti për informatizimin e sistemit shëndetësor për kryeqytetin do të kushtojë 150 milion lekë dhe financohet nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që për shtrirjen e tij në të gjithë vendin do të kërkohet edhe ndihma e donatorëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami