Lajme Arkiva 2003
Masa urgjente janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Janë ngritur kështu ekipe mjekësore për të kontrolluar personat e huaj që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria.
Alarmi i vënë për qarkullimin e virusit të SARS-it në Evropë kanë shtuar masat në pikat e kalimit kufitar. Një kontigjen tjetër mjekësh është vënë pak kohë më parë në krahun tjetër të kufirit me Greqinë.
Grupi i punës i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë me drejtues nga Senatoriumi, Instituti i Shëndetit Publik dhe Infektivi, institucione që presin kontigjenin e të prekurve me virusin kanë diskutuar me situatën në qendrat e tyre spitalore dhe masat paraprake që duhen marrë.
Fyerja që është bërë për të prekurit shqiptarë me virusin e rëndë akut respirator nuk mund të kontrollohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Përfaqësues të saj dhe të Organizatës Botërore të Shëndetit dy ditë më parë deklaruan paprekshmërinë e Shqipërisë nga ky virus.
Përsa i takon kërcënimeve të palës greke për mbylljen e kufijve me Shqipërinë, ministria shprehet se nuk ka një deklaratë zyrtare për të.
Duket se papërgjegjshmërinë e mediave greke do e mbulojë qendra helenike e sëmundjeve, në Greqi e cila sot ka deklaruar në një konferencë për shtyp se nuk ka të prekur nga virusi akut respirator në Shqipëri./tvklan.al