Andi Toma: “Jam këtu për të përgënjeshtruar një lajm të sapo dhënë nga Televizioni News 24, sipas të cilit në tunelin e Rrëshen-Kalimashit ka ndodhur shembje dhe aksident. Kjo është një përpjekje mjerave në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për denigrimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si një nga arritjet më madhore të kësaj qeverie, është përpjekja e fundit në prag të humbjes që do mësojnë natyrisht përkrahësit e tyre politik. Unë ju garantoj që në tunelin Rrëshen-Kalimash aktualisht janë duke vazhduar, duke ecur të qetë të gjithë kalimtarët që po shijojnë këtë tunel dhe gjithë këtë rrugë. Kjo mund të konfirmohet lehtësisht nga operatori ndërkombëtar që monitoron tunelin. Jemi të njoftuar që çdo gjë është e qetë, kontraktori gjithashtu konfirmon këtë fakt. Ju vetë mund të shkoni dhe të shifni që në tunel vazhdon çdo gjë sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare të sigurisë”./tvklan.al