Ministri i Transporteve, Telekomunikacioneve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i rrugëve, Andi Toma, dhe kryetari i bashkisë së Sarandës ka inspektuar dy nga segmentet në ndërtim në jug të Shqipërisë, rrugën Sarandë-Konispol dhe aksin Dhërmi-Qeparo-Sarandë.

Një bashkëfinancim i qeverisë greke dhe asaj shqiptare me vlerë prej 29 milion eurosh do të bëjë real investimi në rrugën Sarandë-Kranë-Konispol-Qafë Botë.

Puna ka nisur në të dy segmentet kryesore. Në pak muaj është realizuar 11% e vëllimit të saj, ndërsa përfundimi i tyre është parashikuar Marsi i vitit të ardhshëm.

Rruga lidh Sarandën me Greqinë duke i ofruar një zhvillim ekonomik dhe kulturor zonës. Në përfundim të rrugës merr kuptim edhe pika doganore e Qafë Botës.

Aksi tjetër Qeparo-Sarandë, me gjatësi 39 kilometra dhe me një vlerë prej 2.1 miliard lekë, ka nisur në të gjithë gjatësinë e saj.

Tre nga pesë lotet e rrugës kanë përfunduar, ndërsa pritet që më 15 Qershor të përfundojnë edhe dy lotet e tjera.

Aksi Dhërmi-Borsh, 18 kilometra me vlerë 1.8 miliard lekë, përbëhet nga tre lote, dy nga të cilat kanë përfunduar, ndërsa një lot deri tani në masën 80% pritet të përfundojë në 15 Qershor 2009, dy lotet e Dhërmi-Vuno dhe një lot Himarë-Potam, me gjatësi 15 kilometra dhe me vlerë 1.5 miliard lekë./tvklan.al