Pas panikut te përhapur mbrëmjen e se shtunës nga televizioni News 24 dhe agjencia e lajmeve ne internet Ballkan Web për shembje ne tunelin Thirre-Kalimash, vetëm pak minuta me pas, Televizioni Klan nëpërmjet grupeve te xhirimit ka konstatuar se behej fjale për një lajm te rremë.

Ne një edicion lajmesh te pazakonte, pak minuta pas mesnatës, TV Klan ka transmetuar ekskluzivisht pamjet e para qe mbërrinin pikërisht nga tuneli Thirre-Kalimash 5,5 kilometra i gjatë, pjese e autostradës Rrëshen-Kalimash, ku nuk u konstatua asnjë shembje apo bllokim i tunelit.

Fjoralba Mishaxhi: “Ju përshëndes nga studioja e lajmeve në një edicion të pazakontë informativ. Televizioni “News 24” ka njoftuar një lajm të rremë në lidhje me tunelin e Kalimashit duke lajmëruar për shembjen e tij, një lajm që ka përhapur panik tek shqiptarët në të dyja anët e kufirit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në fakt skandali i vërtet i të gjithë kësaj ngjarje të stisur është vetë lajmi i këtij televizioni. Këto janë pamjet e TV Klan. Janë pamje ekskluzive të marra përmes një telefoni celular. Janë regjistruar vetëm 30 minuta pas lajmit të rremë të lajmëruar nga televizioni News 24 midis orës 22:30 dhe 23:30. Siç e shikoni nuk ka asnjë shembje të tunelit të Kalimashit apo tavanit të tij. Nuk ka asnjë bllokim të qarkullimit të automjeteve. Të gjitha makinat janë duke lëvizur lirshëm në të gjithë gjatësinë e këtij kilometri prej 5.6 kilometrash të tunelit të Kalimashit. Në të vërtet ka qenë fjala vetëm për një çarje të një rrjete mbrojtëse nga kalimi i një kamioni aty pranë, por që nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Këto janë pamje të pa montuara, janë pamje bruto të marra nga një telefon celular nga fillimi deri në fund të tunelit të Kalimashit, pra siç thashë në të gjithë gjatësinë e tij. Nuk është hera e parë që News 24 përhap lajme të kësaj natyre, ky lajm i ditës së sotme, lajmi i rremë i kësaj mbrëmjeje vjen vetëm një ditë 24 orë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Ndoshta është shfaqur edhe një herë i njëjti stil nga televizioni në fjalë. Kujtojmë vizitën e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, e cila u përpoq të sfumohej me një tjetër histori të stisur, siç ishte vjedhja e orës së tij, një lajm i rremë transmetuar po nga televizioni News 24.”

Informacioni i përcjellë nga Neës24 është përgënjeshtruar menjëherë zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i rrugëve, qe është përgjegjës direkt për funksionimin e tunelit pas  dorëzimit qe iu be pak dite me pare nga Bektel Enka.

Andi Toma: “Jam këtu për të përgënjeshtruar një lajm të sapo dhënë nga televizioni News 24, sipas të cilit në tunelin e Rrëshen-Kalimashit ka ndodhur shembje dhe aksident. Kjo është një përpjekje mjerane në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për denigrimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si një nga arritjet më madhore të kësaj qeverie. Është përpjekja e fundit në prag të humbjes që do pësojnë natyrisht përkrahësit e tyre politikë. Unë ju garantoj që në tunelin Rrëshen-Kalimash aktualisht janë duke vazhduar duke ecur të qetë të gjithë kalimtarët që po shijojnë këtë tunel dhe gjithë këtë rrugë. Kjo mund të konfirmohet lehtësisht nga operatori ndërkombëtar që monitoron tunelin. Jemi të njoftuar që çdo gjë është e qetë”.

Por sakaq megjithëse tuneli është i hapur dhe funksionon normalisht, siç edhe vërtetojnë këto pamje, sulmet e disa mediave te shkruara kane vazhduar edhe gjate ditës se shtune duke u përpjekur te përhapin panik./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro