Duhet reformë urgjente pasi në burgjet e vendit ka korrupsion që shkon deri në nivelet e larta, deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Edilda Gjonaj, e cila inspektoi sot burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gjonaj tha se për 2 muaj janë penalizuar 20 punonjës burgjesh për shkelje.

Prioritet sipas Gjonaj është ndryshimi i fytyrës së sistemit të burgjeve dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance për aktet korruptive.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk do të ketë më punonjës të emëruar nga drejtori apo ministri, por nëpërmjet Akademisë së Sigurisë. Kjo do të shmangë ndikimet politike dhe do të vlerësojë profesionistët ./

abcnews.al