Manchester United nuk po ecën mirë në kohët e fundit edhe pse në vend të Ten Hag u afrua si trajner Amorim. Por problemet nuk janë vetëm në fushën e lojës, por edhe te stadiumi që duket se është plot me minj, sipas gazetës “Daily Mail”.
Gjurmët e këtij brejtësi janë vënë re edhe në “Old Trafford”. Pas kontrollit të inspektorëve të higjenës u panë parregullsi në disa suitat dhe në kioskën që shpërndan ushqim në hyrje të stadiumit që njihet ndryshe “Teatri i Ëndrrave”.
Klubi ka bërë menjëherë dezinfektimi për të sjellë pastërtinë. Por kjo situatë është e përsëritur, pasi në muajin Nëntor gjatë ndeshjes së Europa League me Bodo Glimt u pikas në fushë një mi, ndërsa një tjetër u gjet i ngordhur në një nga tribunat.
Tv Klan