Një aksident ka ndodhur në fshatin Polis të Librazhdit, ku një kamion është përmbysur dhe ka përfunduar pranë murit rrethues të një shtëpie.
Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga vendngjarja, ku duket kamioni i përmbysur. Aty kanë shkuar edhe forcat e policisë.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Elbasanit.
Mësohet se kamioni ka qenë pjesë e grupit të punës për shtrimin e rrugës në fshatin Polis, pikërisht aty ku ndodhi aksidenti. Për shkak të amortizimit të rrugës, mjeti i rëndë rrëshqiti dhe u përmbys, teksa po bëheshin punime për asfaltimin e atij segmenti rrugor.
/tvklan.al