Shkencëtarët kanë marrë një dhuratë të papritur Krishtlindjesh këtë vit: zgjidhjen e mundshme të JuMBO-ve të mistershme,trupave qiellorë që nuk janë as yje e as planetë.
JuMBO-t (trupa binarë me përmasa sa Jupiteri) janë bërthama yjesh që janë ‘çmbështjellë’ nga yje të mëdhenj e të fuqishëm. Kjo mund të jetë zgjidhja e misterit që u shpalos më 2023.
Përmes teleskopit James Webb, astronomët zbuluan 42 JuMBO në grumbullin e nebulës së Orionit. Ata u habitën sepse nuk lidheshin me ndonjë yll por gjithsesi formonin çifte. Kjo tregonte se këta trupa qiellorë s’formoheshin si planetët apo yjet duke i vendosur përpara një gjëegjëze.
Teoria e Richard Parker dhe Jessica Diamond nga University of Sheffield thotë se kjo është një “foto erozion” ose “një proces gjatë të cilit yje të mëdhenj dhe ‘të dhunshëm’ bombardojnë yjet e tjerë me rrezatim të lartë duke u hequr shtresat e jashtme”. Kjo ide qëndron sepse nebula e Orionit është përplot me yje të mëdhenj dhe të nxehtë që përputhen me kategoritë.
Dy shkencëtarët u bazuan te një artikull i vjetër i publikuar 20 vite më parë duke u mbështetur te fakti se yjet zakonisht formohen në sisteme binare dhe më pas përdorën fotot e shpërthimit për të treguar se një çift yjor mund të ‘shpërthehej’ duke krijuar JuMBO-t.
Parker shpjegoi se për të vërtetuar teorinë e tyre, astronomët duhet të hulumtojnë rajonet e tjera të formimit të yjeve ku ndodhen edhe ata të mëdhenjtë për të zbuluar JuMBO-t. Nëse teoria e tyre është e saktë, sa më i fortë rrezatimii këtyre yjeve, aq më të vegjël duhet të jenë JuMBO-t pranë tyre./tvklan.al